Sport

Shkëmbi: “Nuk duhet “të qajmë” mungesat, por duhet të fitojmë ndaj Teutës”...

“Gjithmonë ka një herë të parë dhe shpresoj që të shtunën ta mundim Teutën”

18 Prill 2025, 16:51 Nga DOSJA
Shkëmbi: “Nuk duhet “të qajmë” mungesat, por

TIRANE - Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Teutës, që do të luhet nesër në orën 15:30 në “Arenën Kombëtare”. Një sfidë direkte që vlerësohet maksimalisht nga tekniku i bardhebluve, që thekson se vetëm fitorja vlen për kryeqytetasit në këtë takim.

“Sfidë e vështirë, moment i vështirë, për fat të keq vazhdojmë në të njëjtën situatë, kemi shumë shpresë që para ndeshjeve të jemi më të qetë, por vazhdon njësoj edhe në javën e parafundit. Kemi mungesa por jemi në një moment që nuk qajmë mungesat, por duhet të bëjmë maksimumin me lojtarët që kemi në dispozicion.

Gjithmonë ka një herë të parë dhe shpresoj ta mundim tani Teutën. Sinqerisht unë në asnjë moment se kam menduar nëse do të jem apo jo te Tirana, që kur jam rikthyer kam menduar vetëm një objektiv dhe dua që me skuadrën ta arrijmë, është e parëndësishme se çfarë do të bëjmë, për mua dhe klubin është e rëndësishme të heqim këtë siklet që kemi”, ka thënë mes të tjerash Shkëmbi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Prill 2025, 15:32

Një humbje e madhe për Interin!...

ITALI - Pak më shumë se 10 ditë kanë mbetur deri sa FC Barcelona të presë Interin në ndeshjen e parë gjysm&eum...