Sport

Superiorja/ Java e 35-të të shtunën, të pesë ndeshjet në të njejtën orë…

Gara për mbijetesë është më e hapur se kurrë, me 5 skuadra që luajnë për të qëndruar në elitë.

18 Prill 2025, 16:40 Nga DOSJA

Superiorja/ Java e 35-të të shtunën, të pesë ndeshjet

TIRANE - Të pesë takimet e javës së 35-të e kampionatit Abissnet Superiore do të luhen të gjitha të shtunën, në orën 15:30.

Përballja direkte e mbijetesës Tirana-Teuta do të luhet në Arenën Kombëtare, ndërkohë që Bylisi do të presë në Adush Muça skuadrën e Partizanit.

Ndërkohë, në Arenën Egnatia, skuadra rrogozhinase do të presë Skënderbeun, ndërsa në Kurbin do të zhvillohet ndeshja Laçi-Dinamo. Sakaq, jo pak interes ka edhe përballja Elbasani-Vllaznia, e cila do të luhet në Elbasan Arena.

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit, luftohet në të gjitha frontet në Abissnet Superiore. Gara për mbijetesë është më e hapur se kurrë, me 5 skuadra që luajnë për të qëndruar në elitë.

Superiorja/ Java e 35-të të shtunën, të pesë ndeshjet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Prill 2025, 15:32

Një humbje e madhe për Interin!...

ITALI - Pak më shumë se 10 ditë kanë mbetur deri sa FC Barcelona të presë Interin në ndeshjen e parë gjysm&eum...