Sport

Manchester United në zi! Ish-lojtari i ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare...

Lojtari i akademisë së Manchester United, Joe Thompson, ka vdekur në moshën 36-vjeçare nga limfoma e tipit 4. Në faqen e tij zyrtare, klubi i Mançesterit ka nderuar kujtimin e ish-lojtarit të tij, i cili mishëroi vlerat e klubit më shumë se kurrë.

18 Prill 2025, 13:30 Nga DOSJA

Manchester United në zi! Ish-lojtari i ka ndërruar jetë në

ANGLI - Manchester United është në zi. Një ditë pas fitores së tyre kundër Olympique Lyonnais (5-4) në ndeshjen e dytë çerekfinale të Europa League, klubi i Mançesterit mësoi me pikëllim të madh vdekjen e Joe Thompson, i cili kishte kaluar nëpër akademinë e tyre, në moshën 36-vjeçare pas limfomës së fazës së katërt, e cila ishte përhapur në mushkëri. Rochdale, klubi ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, i bëri atij një nderim të madh.

Manchester United nderoi gjithashtu kujtimin e ish-lojtarit të tyre: "Një njeri që mishëroi vlerat e klubit tonë. Me keqardhje njoftojmë ndarjen nga jeta të Joe Thompson. Një personalitet i ngrohtë që ka pasur një lidhje të thellë me klubin tonë që në moshë të re, mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e Joe në këtë kohë të vështirë",- shkruhet te faqja e klubit të “Djajve të Kuq”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll