Politike

"Nuk duam të tregojmë përralla"/ Rama nga Burreli: Synojmë që pensionin minimal ta çojmë drejt 200 eurove

Kryeministri gjithashtu theksoi se synojnë që pensionin minimal ta çojmë drejt 200 eurove ndërsa mesatarin 400 euro. 

17 Prill 2025, 13:16 Nga E. D
"Nuk duam të tregojmë përralla"/ Rama nga Burreli:
Edi Rama

BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në Burrel. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se paketat sociale që qeveria shqiptare ofron për çdo qytetar në çdo cep të vendit, ka një rëndësi të veçantë. Sipas tij në fokus janë fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit, duke nisur nga kujdesi shëndetësor, strehimi social, mbështetja për punësim dhe bonuset e veçanta sipas kategorive. Kryeministri gjithashtu theksoi se synojnë që pensionin minimal ta çojmë drejt 200 eurove ndërsa mesatarin 400 euro. 

“Buxheti i mbrojtjes sociale; Sot ka arritur në pothuasje 300 milion euro. Kur ne morëm detyrën kishim mbi 100 mijë familje në ndihmë ekonomike, sot numri i tyre ka rënë, por fondi për ndihmën ekonomike është dyfishuar. Një pjesë e këtyre që kanë dalë nga ndihma ekonomike jetojnë më mirë sot sepse janë të punësuar, pra ne kemi hapur mundësi punësimi. Ndërkohë që kemi bërë disa politike më specifike…Nuk po them se kemi bërë mrekulli, por këta janë thjesht fakte për ata që mund të bien pre e llumrave. Kemi edhe rikonceptuar bonusin e bebes.

Në vend të ndihmës financiare me çek do të ecim e një tjetër mënyrë me pagesa mujore dyvjeçare, 3-vjeçare sipas numrit të fëmijë. Një betejë kryesore janë pensionet. Në nuk duam të tregojmë përralla. “Viktimat e politikës absurde apo kriminale me pensionet dhe pensionistët deri kur ne bëmë reformën që sot nuk përfitojnë njësoj…Pasi për të njëjtat vite punë që kanë dalë në pension përpara reformës, marrin një pension më të ulët kjo sepse nuk u bë një politik pensionesh, por u bë një çmenduri.

U nxorën 40-vjeç në pension…Nuk kishte më rëndësi ke paguar apo sigurime… Por kujtojmë edhe bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Do synojmë që pensionin minimal ta çojmë drejt 200 eurove ndërsa mesatarin 400 euro”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll