Politike

Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se ndalimi i debateve televizive mes kandidatëve dhe shmangia nga çdo kontakt me median përfaqëson një regres të rëndë demokratik.

17 Prill 2025, 13:20 Nga E. D
Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama. Lideri i opozitës theksoi se Rama po qeveris me kodin e mafias dhe ka vendosur një “omerta” totale ndaj çdo forme ballafaqimi publik apo transparence. Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se ndalimi i debateve televizive mes kandidatëve dhe shmangia nga çdo kontakt me median përfaqëson një regres të rëndë demokratik.

"Kryeministri aktual ka kodin e mafias, është padrino. Se këtë që bën ai, ne debatin televiziv me ballafaqimin e kandidatëve, që e ka ndaluar ballafaqimin e kandidatëve, me refuzimin nga ana e tij të çdo kontakti me gazetarët, ai sot, ai dhe Kim Jong Un janë të vetmit kryeministra në botë që nuk marrin dhe nuk pranojnë pyetje nga gazetarët se nuk takohen me ta. I vetmi. Dhe natyrisht vetë nuk pranon të ballafaqohet në studio televizive për programet.

Traditë kjo të themi realitetin e krijuar, e filluar në vitin 1991 kur partia e krimit ishte parti pune, por vendosën të respektojnë disa rregulla elementare të transparencës dhe në atë kohë ballafaqoheshin për programin përfaqësuesit tanë dhe përfaqësuesit e Partisë së Punës, në televizionin shtetëror se ishte mjeti i vetëm. Kurse sot ai ka ndaluar, omerta, kodi i mafias. Çdo lloj komunikimi. Pra ai po zbaton haptas, kodin e omertas dhe është i pashpresë. I pashpresë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll