Bota

Vance udhëton drejt Italisë dhe Indisë/ Takime me Giorgia Melonin dhe Narendra Modi

Bëhet e ditur se Vance në Romë do të takojë Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Ndërsa në Indi Vance do të takohet me Kryeministrin e Indisë Narendra Modi gjatë vizitës në New Delhi, Jaipur dhe Agra.

17 Prill 2025, 12:47 Nga E. D
Vance udhëton drejt Italisë dhe Indisë/ Takime me Giorgia Melonin
JD Vance

SHBA- Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance do të udhëtojë të premten drejtë Italisë dhe Indisë, duke shënuar udhëtimin e tij të tretë ndërkombëtar me administratën Trump. Bëhet e ditur se Vance në Romë do të takojë Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Ndërsa në Indi Vance do të takohet me Kryeministrin e Indisë Narendra Modi gjatë vizitës në New Delhi, Jaipur dhe Agra.

Gjithashtu është planifikuar që Zëvendëspresidenti të zhvillojë vizita edhe në disa vende të tjera. Kjo vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë ka thënë se më shumë se 75 vende kanë kontaktuar duke kërkuar të negociojnë marrëveshje tregtare me SHBA-në, pasi administrata Trump shpalli tarifat historike më 2 prill.

Si Bashkimi Evropian ashtu edhe India kanë sinjalizuar interes për të ndërmjetësuar një marrëveshje me SHBA-në për tregtinë. Meloni ka thënë se Italia nuk është dakord me tarifat e vendosura ndaj BE-së dhe është e përgatitur të “përdorë të gjitha mjetet” për të mbrojtur bizneset italiane.

Plani origjinal tarifor vendosi 20% taksa për mallrat nga Bashkimi Evropian, si dhe të paktën 26% taksa për mallrat indiane. Megjithatë, Trump njoftoi më 9 prill një pauzë 90-ditore të këtyre tarifave, ku detyrimet do të reduktoheshin në 10%, ndërsa vendet punojnë për të arritur marrëveshje tregtare me SHBA-në.

Udhëtimet e mëparshme ndërkombëtare të Vance përfshijnë pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në shkurt, ku ai mbajti fjalime duke e nxitur Evropën të përparojë në një mënyrë të madhe për të siguruar mbrojtjen e saj.  Ai gjithashtu paralajmëroi se Rusia dhe Kina nuk përbëjnë një kërcënim aq të madh për kombet evropiane sa kërcënimi nga brenda, në lidhje me çështje si censura dhe imigracioni i paligjshëm.

jd vance

Sondazh

Poll