Bota

New York Times: Presidenti Trump pengoi Izraelin të bombardonte objektet bërthamore iraniane në maj!

Sipas raportit, Izraeli kishte hartuar plane që kërkonin sulme ajrore kundër objekteve bërthamore iraniane në maj, me synimin për të parandaluar Republikën Islamike nga zhvillimi i armëve bërthamore për të paktën një vit, nëse jo më gjatë.

17 Prill 2025, 08:14 Nga E. D
New York Times: Presidenti Trump pengoi Izraelin të bombardonte objektet
foto ilustruese

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se ka hedhur poshtë një plan për sulme ajrore izraelite kundër objekteve bërthamore iraniane dhe ka favorizuar fillimin e negociatave për të arritur një marrëveshje me Teheranin për të kufizuar programin e energjisë bërthamore të vendit. 

Sipas raportit, Izraeli kishte hartuar plane që kërkonin sulme ajrore kundër objekteve bërthamore iraniane në maj, me synimin për të parandaluar Republikën Islamike nga zhvillimi i armëve bërthamore për të paktën një vit, nëse jo më gjatë.

New York Times shkruan se plani do të kërkonte zbatimin e ndihmës së SHBA-së,  jo vetëm për të mbrojtur Izraelin nga hakmarrja iraniane, por edhe për të garantuar suksesin e operacionit. Pas muajsh diskutimesh të brendshme, Trump thuhet se vendosi të kërkojë fillimin e negociatave midis Uashingtonit dhe Teheranit dhe të mos favorizojë opsionin ushtarak.

SHBA-ja dhe Irani, të cilët nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1980, zhvilluan bisedime indirekte në Oman të shtunën, për herë të parë nën administratën Trump. Të dyja palët i përshkruan bisedimet si pozitive dhe konstruktive. Ata pritet të vazhdojnë bisedimet pasnesër, të shtunë në Romë, sipas burimeve perëndimore, ose përsëri në Muscat, sipas Teheranit.

donald trump

Sondazh

Poll