Bota

Marta Kos e bindur: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë marrëveshje për të mbrojtur pakicën bullgare

Komisionerja shtoi se Ballkani Perëndimor është në një situatë ndryshe nga Ukraina dhe deri më tani ajo tha se ka dy shtet favoritë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

17 Prill 2025, 10:29 Nga M.L
Marta Kos e bindur: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë
Marta Kos

BULLGARI- Komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos e cila tashmë është duke vizituar Bullgarinë, ka deklaruar se se dihet tashmë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë një marrëveshjë për mbrojtjen e pakicave bullgare. Kos tha që duhet të veprojnë më shpejt për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. 

“Gjeopolitika ka ndryshuar vitet e fundit jo vetëm për shkak të Ukrainës, por edhe për shkak të Shteteve të Bashkuara. Sot ne duhet të veprojmë më shpejt, të prishim të menduarit dhe të përshpejtojmë procesin e zgjerimit”, tha Kos.

Komisionerja shtoi se Ballkani Perëndimor është në një situatë ndryshe nga Ukraina dhe deri më tani ajo tha se ka dy shtet favoritë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Ajo shtoi më tej se gjatë këtyre ditëve do të hapim një kapitull të ri me Shqipërinë dhe nëse vazhdojnë me këto ritme do të pëfundohen negociatat dhe me Malin e Zi. 

“Ballkani Perëndimor është në një situatë të ndryshme nga Ukraina. Deri më tani, ne kemi dy favoritë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Këto ditë do të hapim një kapitull të ri me Shqipërinë. Nëse vazhdojmë kështu, ne mund t’i përfundojmë negociatat me Malin e Zi në 2026 dhe me Shqipërinë në 2027. Ne do të donim të hapnim negociatat me Republikën e Maqedonisë së Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne e dimë se do të arrihet një marrëveshje mes Bullgarisë dhe Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve”, thotë Kos për “BNT”.

marta kos

Sondazh

Poll