Bota

World Press Photo 2025/ Çmimin e parë e merr fotoja e një palestinezi 9-vjeçar që ka humbur të dy krahët teksa po përpiqej t'i shpëtonte një sulmi izraelit

Fotoja i përket fotografit palestinez Samar Elouf dhe është realizuar për New York Times. Bëhet fjalë për një portret të Mahmoud Azour, i cili u dërgua në një spital në Doha pasi shpërthimi i shkuli njërin nga krahët dhe i preu tjetrin.

17 Prill 2025, 12:36 Nga M.L
World Press Photo 2025/ Çmimin e parë e merr fotoja e një
Foto ilustruese

SHBA- Fotoja e një palestinezi 9-vjeçar, i amputuar në të dy krahët teksa përpiqej t'i shpëtonte një sulmi izraelit në Gaza, merr çmimin e parë në World Press Photo 2025. Fotoja i përket fotografit palestinez Samar Elouf dhe është realizuar për New York Times. Bëhet fjalë për një portret të Mahmoud Azour, i cili u dërgua në një spital në Doha pasi shpërthimi i shkuli njërin nga krahët dhe i preu tjetrin.

“Një nga gjërat më të vështira, siç më shpjegoi nëna e Mahmoud-it, është se kur Mahmoud kuptoi se i ishin prerë duart, gjëja e parë që i tha asaj ishte: “Si do të të përqafoj?” tha Samar Elouf.

Fotografja është me origjinë nga Gaza dhe gjithashtu u transferua jashtë Gazës në dhjetor 2023. Që atëherë, ajo ka marrë portrete të palestinezëve të plagosur rëndë nga lufta, të cilët janë vendosur në Doha.

"Është një fotografi e heshtur, por flet me zë të lartë. Ajo tregon historinë e një djali, por edhe të një lufte më të madhe që do të shënojë brezat e ardhshëm," tha Zoumana El Zein Khoury, drejtore ekzekutive e World Press Photo.

Juria e çmimit vlerësoi përbërjen e fotografisë, vëmendjen ndaj ndriçimit dhe subjektin e saj të mendimit, veçanërisht në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e Mahmud. Tani djali po mëson të luajë me telefonin e tij, të shkruajë dhe të hapë dyert me këmbë, thotë juria e World Press Photo 2025.

“Mahmoud ka një ëndërr shumë të thjeshtë: ai dëshiron të marrë duart me proteza dhe të jetojë një jetë si çdo fëmijë tjetër”, shkruan organizatorët e World Press Photo në një deklaratë.

world press photo 2025 samar elouf new york times

Sondazh

Poll