16 Prill 2025, 20:59
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke komentuar ekipin e PS-së në kryeqytet tha se në krye të saj është vendosur ajo që ai e quajti "korba e korrupsionit".
Berisha tha se Ogerta Manastirliu gjatë periudhës që mbajti detyrën si ministre Shëndetësie, vodhi qindra milionë euro të përcaktuara për të blerë maska, respiratorë dhe ilaçe.
Ai tha se gjatë pandemisë së Covidit humbën jetën 20 mijë shqiptarë për shkak se nuk u mjekuan.
"Tani, është i vetëm ai? Jo, nuk është i vetëm. Merrni pak, shihni ekipin e tij. Urdhëroni, ja ku e keni ekipin. Shiheni pak, ja ku e keni. Shihni këta njerëz, këtë ekip. Shihni kush e drejton Tiranën. E drejton një person që 100 herë nuk mund t’i gjesh emër tjetër përveç Korba e Korrupsionit. Pse e them këtë? Sepse ministre shëndetësie, ajo vodhi dhe shpërdoroi me klanin e saj dhe Edi Ramën, qindra milionë euro të përcaktuara për të blerë maska, për të blerë respiratorë, për të blerë ilaçe.
Dhe në vend të tyre, bashkë me Edi Ramën, shndërroi Tiranën në një megaspital. Vendosi praktikën e shtrimit në spitale më të kufizuar në Europë dhe në botë.
Kosova me një popullatë 40 përqind më të vogël se ne, kishite 1200 shtretër, Shqipëria 500 realë dhe 700 me gënjeshtra.
Pse vdiqën 20 mijë shqiptarë nga Covid-i? Ajo qe sëmundje e rëndë, por ata vdiqën se nuk u mjekuan. Dhe nuk është se nuk pati praktika. Vendi me vdekshmërinë më të ulët në botë, bëri shtrimet më të mëdha në botë. Japonia bëri shtrimet më të mëdha se SHBA, Franca, Gjermania dhe pati vdekshmërinë më të ulët. Kurse këta talleshin, këta fshihnin vdekjen. E paimagjinueshme, ajo dilte dhe ua pjesëtonte shqiptarëve me tre numrin e të vdekurve.
Ajo tani drejton Tiranën. Po ku mund ta krahasosh? A nuk është dallimi si nata me ditën midis saj, Erisa Bajazitit, Ilda Zhulalit dhe Akil Krajës? Nuk janë këta, këta janë të padenjë. Po çfarë meritash ka Pëllumbesha Spirogjoka? Çfarë meritash ka ajo përveçse i thotë Edi Ramës, Skënderbeu? Urdhëroni, vjen me gjërat më të thjeshta në detyrë, bëhet 5-milionëshe dhe bëjnë garë me njëra-tjetrën për alta modën. Kam shëtitur jo pak dhe nuk kam parë kurrë ministra luksi si në Shqipëri. E ka lënë Ronald Regan, kur i thotë Nensit që, ajo kishte perla artificiale që kushtonin 10 dollarë. Mirë, se kaq i mbajnë qytetarët tanë tani,edhe ne do bëjmë si ata. Pra, nuk do ndalem më shumë tek këta njerëz, por këta janë armiq të qenies tonë, jo vetëm të demokratëve. Ndaj nesh janë sjellë si armiq, por ata janë armiq edhe të socialistëve të ndershëm, të qytetarëve të ndershëm. Unë kam dalë, kam shëtitur në treg, kam takuar njerëz të të gjitha bindjeve, por të gjithë ata ishin qenie jashtëzakonisht të dhimbshme. Nuk shesim gjë, më thoshin. Tjetri më tha, unë jam më i riu këtu, nuk ka të ri. Tjetri më tha, xhiro që bëjmë ditën e festës, vetëm ajo i afrohet xhiros që bënim para ardhjes së tyre në pushtet.", tha Berisha.
foltorja per pd sali berisha sali berish
Politike
16 Prill 2025, 20:43
N.F
Takimi
VLORË- Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje të një takimi elektoral të ...
Politike
16 Prill 2025, 20:23
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi më të rinjtë ka ironizuar edhe partitë e reja që garojn&eu...
Politike
16 Prill 2025, 20:15
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorë të njësisë nu...
Politike
16 Prill 2025, 19:53
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me të rinjtë që votojnë për herë të parë ka vi...
Politike
16 Prill 2025, 19:44
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me votuesit për herë të parë në Tiranë u kthye pas n&...
Politike
16 Prill 2025, 19:40
Gjergj Erebara
edi rama
TIRANË- Shqipëria është njohur për udhëheqës politikë të premtimeve të pamundura, por kësaj...
Politike
16 Prill 2025, 19:35
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur me batuta takimin me të rinjtë e kryeqytetit. Ai tha se nuk e përfundon fjalën...
Politike
16 Prill 2025, 19:25
N.F
SERBI- Parlamenti serb ditën e sotme ka miratuar qeverinë e re. Pas dorëheqjes së Milosh Vuçeviç, kryeminist...
Politike
16 Prill 2025, 19:33
r.ll
edi rama
TIRANË- Në takimin me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3, Rama ka ironizuar edhe sloganin e koalicionit "PD- Aleanca për...
Politike
16 Prill 2025, 19:27
r.ll
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot gjatë prezantimit të programit për sportin në Shqipërinë 2030", ...