Aktualitet

Nga çmimet e larta te papunësia, çfarë problemesh kanë qytetarët e Tiranës para 11 majit?

Qytetarët e Qarkut Tiranë janë pyetur për të përzgjedhur tre problemet kryesore dhe nga përgjigjet identifikojnë tre prej tyre si më problematike.

16 Prill 2025, 20:50 Nga r.ll
Nga çmimet e larta te papunësia, çfarë problemesh
foto ilustruese

TIRANË- Barometri Euronews-Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse. Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025.

Qytetarët e Qarkut Tiranë janë pyetur për të përzgjedhur tre problemet kryesore dhe nga përgjigjet identifikojnë tre prej tyre si më problematike. Çmimet e larta janë zgjedhur si problem kryesor nga 49.9 % e të anketuarve.

Korrupsioni është zgjedhur si problem kryesor nga 36.3% e të anketuarve. Kosto e jetesës është zgjedhur si problem nga 32.2% e të anketuarve. Këto probleme të mësipërme janë ndjekur nga të tjera si: Papunësia 19.1% e të anketuarve, pensionet 15.7% e të anketuarve, shëndetësia 15.5% e të anketuarve, dhe disa probleme të tjera si në grafikun ilustrues.

Krahas problemeve kryesore ata janë shprehur edhe për pyetjen: “A po shkon vendi në drejtimin e duhur apo të gabuar” dhe rezultati i përgjigjeve është si më poshtë:

46.3 % e qytetarëve përgjigjen se vendi po shkon në drejtimin e duhur; 42%  e qytetarëve përgjigjen se vendi po shkon në drejtimin e gabuar dhe 11.2 % janë neutralë./Euronews.al

Nga çmimet e larta te papunësia, çfarë problemeshNga çmimet e larta te papunësia, çfarë problemesh

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll