Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri te diga e Liqenit Artificial, policia: Shkak dyshohet një konflikt çasti! S'ka të plagosur, u qëllua në ajër

Policia përmes një informacioni paraprak ka bërë më dije se ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

16 Prill 2025, 20:37 Nga N.F
Të shtënat me armë zjarri te diga e Liqenit Artificial, policia:
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë te diga e Liqenit Artificia. Policia përmes një informacioni paraprak ka bërë më dije se ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Më tej policia bën me dije se një nga personat e përfshirë në konflikt ka qëlluar në ajër. Sipas informacioneve të policisë nga të shtënat nuk ka të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Informacion tërësisht paraprak. Ka ardh një telefonatë për të shtëna me armë te Liqeni kanë shkuar shërbimet për ta verifikuar. Paraprakisht dyshohet për një konflikt çasti,  ku njëri dyshohet se  ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Deri tani s’ka informacion për persona të plagosur me armë zjarri. Policia në terren po kryenin verifikimet.

te shtena ne tirane policia

Sondazh

Poll