Politike

Berisha: Të rinjtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë fushatë, për të rrëzuar këtë diktaturë

Berisha mori si shembull kryebashkiakun e Kavajës që punonte vetëm me të rinjtë pasi i konsideron si reklama më e mirë në këtë fushatë. 

16 Prill 2025, 14:44 Nga I.A
Berisha: Të rinjtë kontribut të jashtëzakonshëm në
Sali Berisha

TIRANËKryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë dhe me Chris LaCivita. Berisha tha se të rinjtë japin një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë fushatë elektorale për të rrëzuar këtë diktaturë. Berisha mori si shembull kryebashkiakun e Kavajës që punonte vetëm me të rinjtë pasi i konsideron si reklama më e mirë në këtë fushatë. 

"Sa më shumë që tregoni veten tuaj te qytetarët, aq më të mëdha do të jenë shanset tona për fitore. Ju thashë, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kavajës ishte në një zonë që ndonjëherë voton për ne, ndonjëherë jo. Dhe çfarë bëra, më tregoi ai. Mora gjithë stafin tim, të rinj. Punova vetëm me të rinj. Të rinj në çdo cep, në çdo detyrë, kudo. Dhe jo vetëm zona ime doli fituese, por edhe zonat fqinje u ndikuan aq shumë nga fushata e të rinjve. Sepse sa më shumë që takoni njerëzit, sa më shumë që lëvizni, ju jeni reklama më e mirë për këtë fushatë. Ju bëni një kontribut të vërtetë dhe të jashtëzakonshëm. Keni një moment në jetën tuaj për të kontribuar në rrëzimin e kësaj diktature. Ne do ta rrëzojmë atë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll