Politike

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO merr vendimin, ja me sa dënohen të akuzuarit

Në përfundim, duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë për këtë dosje. 

16 Prill 2025, 14:02 Nga I.A
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO merr vendimin, ja me sa dënohen të
Inceneratori i Tiranës

TIRANË-  Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës. GJKKO ka vendosur 3 vite burg për Bledar Karolin, Taulant Tushen dhe Namik Simixhiun. Në përfundim, duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë për këtë dosje. 

Fatjon Murati është dënuar me 3 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë vetëm 2 vite burg. Valbona Ballgjini dhe Sidita Kopliku janë dënuar me 2 vite burg dhe 1 vit e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar, burgi i konvertohet në shërbim prove dhe punë në të mirë publike. Ndërkohë që Jetmir Llapaj është shpallur i pafajshëm. 

Dënimet:

Bledar Karoli - 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike, shuarje mase arresti në burg.

Taulant Tushe - 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike. Shuarje e masës së sigurimit arrest në burg.

Namik Simixhiu - 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite. Shuarje të masës së arrestit dhe heqje e të drejtës për funksione të publike.

Valbona Ballgjini - 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove sa dyfishi i mbetur i pjesës së shlyerjes së dënimit. 5 vite pa funksione publike

Sidita Kopliku - 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar në 1 vit burg, i cili konvertohet në punë në të mirë publike. 5 vite pa të drejtë funksionesh publike.

Jetmir Llapaj -  Shpallet i pafajshëm.

Fatjon Murati - 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit.

inceneratori i tiranës

Sondazh

Poll