Politike

LaCivita: Ngjashmëri të mëdha mes asaj çfarë bëri Biden ndaj Trump, dhe çfarë po bën Edi Rama ndaj Berishës

LaCivita tha se ka ngjashmëri të mëdha mes asaj çfarë bëri Joe Biden ndaj Donald Trump, me këtë që po bënn Edi Rama ndaj Sali Berishës. 

16 Prill 2025, 14:37 Nga DOSJA

LaCivita: Ngjashmëri të mëdha mes asaj çfarë

TIRANËKryestrategu i fushatës së PD-së, Chris LaCivita gjatë një takimi me të rinjtë dhe kredemokratin Sali Berisha, ka bërë një krahasim të politikanëve amerikanë me këta shqiptarë. LaCivita tha se ka ngjashmëri të mëdha mes asaj çfarë bëri Joe Biden ndaj Donald Trump, me këtë që po bënn Edi Rama ndaj Sali Berishës. 

Ai përmendi si shembull në këto krahasime tentativat e Biden pët të futur në burg Trump-in si edhe bastisjen e shtëpisë së tij, që ishte diçka që nuk kishte ndoshur më parë. 

PJESË NGA FJALIMI:

"Pra, edhe një herë, unë nuk flas në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Sigurisht që kam shumë miq atje, sepse punoj shumë ngushtë me fushatën. Por mendoj se mjafton të themi që ekziston një kuptim i qartë i situatës politike dhe korrupsionit që ekziston këtu. Siç e përmenda edhe mbrëmë, shumë nga gjërat që administrata Biden ka tentuar të bëjë gjatë katër viteve të fundit për të futur Donald Trump në burg, duke përfshirë edhe bastisjen e shtëpisë së tij, janë gjëra që nuk kishin ndodhur më parë.

Dhe ngjashmëritë mes asaj që po përpiqen t’u bëjnë konservatorëve këtu, dhe asaj që ata bënë në Shtetet e Bashkuara, janë jashtëzakonisht të ngjashme. Dhe kjo ndodh sepse ata nuk janë në gjendje të mbrojnë bilancin e tyre. Nuk janë në gjendje të mbrojnë gjendjen e ekonomisë. Dhe gjithmonë duhet të kthehemi tek kjo. Do ta mbyll duke thënë se jam jashtëzakonisht i impresionuar nga ju të gjithë. Mendoj se keni shumë për të ofruar dhe e ardhmja duket shumë premtuese. Dhe anglishtja juaj është thjesht e mrekullueshme. Pra, përgëzime të gjithëve. Faleminderit," tha Berisha.

chris lacivita

Sondazh

Poll