Politike

"Fake-Rama i dëshpëruar që prodhon imitime të dobëta të miat"/ Montazhet e Ramës, reagon Chris LaCivita: Vetëm Dr. Berisha zgjidh problemet ekonomike të shqiptarëve

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i fushatës së PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Andi Mustafaj, përcolli mesazhin e LaCivita, i cili e quajti videon e publikuar një falsifikim të qëllimshëm, të fabrikuar nga “fake-u Edi Rama”.

16 Prill 2025, 14:22 Nga E. D
"Fake-Rama i dëshpëruar që prodhon imitime të
Andi Mustafaj

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas një video-montazhi të shpërndarë në rrjet sociale nga kryeministri Edi, duke e cilësuar atë një “montazh të ulët propagandistik”. Në videon e që ka shpërndarë Rama shihet kryestrategu i fushatës së PD, z.Chris LaCivita, me fytyrën e Vullnet Sinës. 

 

Por në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i fushatës së PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Andi Mustafaj, përcolli mesazhin e LaCivita, i cili e quajti videon e publikuar një falsifikim të qëllimshëm, të fabrikuar nga “fake-u Edi Rama”.

Gjithashtu kryestrategu LaCivita thotë se kjo përpjekje për të shmangur debatin mbi 12 vitet e dështimeve ekonomike të qeverisë Rama është dëshmi e dëshpërimit të mazhorancës. Më tej ai tha se kjo lloj sjellje e Ramës dhe njerëzve të tij është një tregues tjetër i asaj se vetëm Dr. Berisha ka aftësinë dhe stabilitet

Deklarata e zëdhënësit të fushatës së PD, Andi Mustafaj:

Jam këtu para jush si zëdhënësi i fushatës së ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për t’ju komunikuar reagimin e strategut të fushatës së PD, Chris LaCivita, mbi montazhin e videove dhe fotove që ka bërë kryeministri Edi Rama, ku e krahasojnë atë me deputetin, Vullnet Sina.

Z. LaCivita deklaron se:

Video është fake-është fabrikuar nga fake-u Edi Rama.

Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të shmangur debatin për 12 vitet e dështimeve të tij ekonomike para popullit shqiptar-sa i duhet të prodhojë-dhe të bëjë mbështetësit e tij të korruptuar të prodhojnë-imitime megjithë mend të dobëta të miat.

Unë jam, të paktën më i zgjuar, se ky që mbështet Edi Ramën, një KM dështak dhe bandit. Familjet shqiptare kërkojnë zgjidhje reale për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen.

Kjo lloj sjellje e Ramës dhe njerëzve të tij është një tregues tjetër i asaj se vetëm Dr. Berisha ka aftësinë dhe stabilitet.

andi mustafaj

Sondazh

Poll