Politike

Inceneratori i Tiranës, ish-ministri Lefter Koka dënohet me 3 vite burg

Lefter Koka është dënuar sot me 3 vite dënim me burg, nga të cilat do të vuaj 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. 

16 Prill 2025, 13:55 Nga I.A
Inceneratori i Tiranës, ish-ministri Lefter Koka dënohet me 3 vite
Lefter Koka

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka për inceneratorin e Tiranës. Lefter Koka është dënuar sot me 3 vite dënim me burg, nga të cilat do të vuaj 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në përfundim, duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë për këtë dosje. Bashkë me burgun që ka kryer, Koka nuk lejohet që të mbajë funksione publike për 5 vite. 

Dënimi:

Dënohet Lefter Koka me 3 vite, i zbret 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në fund vendoset shuarja e masës. Si dhe dënohet që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit.

lefter koka

Sondazh

Poll