Politike

"Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë!" Rama: Brenda 2030, pensioni 200 euro minimumi

Kryeministri tha se Bashkimi Evropian është i rëndësishëm sepse na krijon një kapacitet të ri financiar.

16 Prill 2025, 13:02 Nga M.B
"Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në
Edi Rama

CËRRIK-  Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me disa fermerë në Cërrik ku tha se dëshirojnë që në Shqipërinë 2030, minimumi të synojnë pension minimal 200 euro për të gjithë. Rama tha se në vitin 2014 socialistët e hoqëm tavanin dhe tashmë, sipas tij, pensioni është ajo që qytetari ka kontribuar në vite.

"Prandaj na ra goja duke iu thënë njerëzve që janë në punë, mos e hani karamelen e marrjes së parave në dorë", tha Rama. Kryeministri tha se Bashkimi Evropian është i rëndësishëm sepse na krijon një kapacitet të ri financiar.

“Në vitin 2014 ne e hoqëm tavanin dhe tashmë pensioni është ajo që ti ke kontribuar në vite prandaj na ra goja duke iu thënë njerëzve që janë në punë, mos e hani karamelen e marrjes së parave në dorë. I bën vetes kur të dalësh në pension, ai që po ta bën këtë po të vjedh pensionin.

Ne duam që në Shqipërinë 2030, minimumi të synojmë pension minimal 200 euro për të gjithë. Kur thonë njerëzit vdesin për bukë u them kush flet kështu nuk e njeh fshatin shqiptar dhe në të gjitha rastet duam që për të gjithë te këtë një pension. Pse është i rëndësishëm Bashkimi Evropian sepse na krijon një kapacitet të ri financiar", tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll