16 Prill 2025, 12:26
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka organizuar ditën e sotme një takim me shoqatat e turizmit. Gjatë bashkëbisedimit, Berisha tha se gjatë mandatit të tij, do të investojnë për infrastrukturën turistike. Berisha shtoi se ka disa investime të cilat i konsiderojnë shumë problematike duke marrë kështu si shembull aeroportin e Vlorës, i cili sipas kryedemokratit duhej të ndërtohej në vend tjetër dhe jo aty ku është aktualisht.
PJESË NGA FJALIMI:
"Ne do investojmë për infrastrukturën turistike. Natyrisht disa investime ne i konsiderojmë shumë problematike. Ne e konsiderojmë shumë problematik aeroportin e Vlorës. Jo se nuk duhej të ndërtohej, por jo aty ku u ndërtua. Kanë filluar që tani refuzimet e bashkëpunimit sepse aeroporti godet habitatin mijëravjeçar, të cilin ti nuk mund ta ndërtosh kurrë. Atë e ka ndërtuar natyra. Ne kishim përcaktuar një zonë midis Vlorës dhe Fierit në tokë të kripur. Shkaku që u spostuam nga Akërnia, nga aty ku është, ishte pikërisht habiteti, sepse ne duhej të qëndronim larg habitatit.
Por edhe ai midis Vlorës dhe Fierit, i shërbente Beratit, i shërbente jugut, pra merrte një rreze më të madhe.
Këta e shndërruan aeroportin e Vlorës në një burim të madh vjedhje dhe pasurimi. Sa herë shkon Lubia, thotë se ky është aeroporti më i madh i Ballkanit, duke mos kuptuar se në të njëjtën kohë thotë se është hajdutja më e madhe e Ballkanit. Se të pretendosh të ndërtosh ti në një qytet me 80 mijë banorë dhe gjithsej 20 mijë shtretër, të ndërtosh aeroportin më të madh të Ballkanit do të thotë se je e çmendur pas hajnisë. Aeroporti ndërtohet me etapa. Vijnë dhe shtohen fazat siç po bëhet me Rinasin. Por të ndërtosh një aeroport ku do paguash 600 mijë bileta. Domethënë, kontrata thotë se çdo biletë nën 600 mijë, do paguhet nga shteti, kjo do të thotë të gjobitësh vendin tënd pse mbush baulet Rama me Lubinë. Po këto janë probleme që do i zgjidhë transparenca dhe parimi pastrimi i shtëpisë që kemi ne në program," tha Berisha.
sali berisha
Politike
16 Prill 2025, 12:17
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paraqitur ditën e sotme programin e tij për turizmin. Gjatë një t...
Politike
16 Prill 2025, 12:09
I.A
Elman Abule
TIRANË- Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Vel...
Politike
16 Prill 2025, 12:02
E. D
Georg Georgiev
BULLGARI- Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev tha të martën se informacionet që sugjerojnë se Bullgaria ka ...
Politike
16 Prill 2025, 11:43
M.B
Tedi Mula
TIRANA- Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, Tedi Mula ka deklaruar se njësia...
Politike
16 Prill 2025, 12:07
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeminstri Edi Rama dhe ministrat e tij po vrasin çdo ...
Politike
16 Prill 2025, 11:54
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha ditën e sotme se turizmi është një nga potencialet ...
Politike
16 Prill 2025, 11:52
I.A
SPAK
FIER- Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas sulmit të djeshëm ndaj hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimi...
Politike
16 Prill 2025, 11:32
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar postimin e bërë nga kryeministri Edi ...
Politike
16 Prill 2025, 11:05
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se KQZ garanton 100% ruajtjen e fs...
Politike
16 Prill 2025, 11:01
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë për media, ka folur për si...