Politike

Fotoja e postuar nga Rama me votuesin e parë, Celibashi: Nuk ka shkelje, foton e kanë bërë votuesit vetë

Sipas Celibashit, ky është një zhvillim pozitiv dhe inkurajues për qytetarët e tjerë që janë në pritje të fletëve të votimit.

16 Prill 2025, 11:32 Nga I.A
Fotoja e postuar nga Rama me votuesin e parë, Celibashi: Nuk ka shkelje,
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar postimin e bërë nga kryeministri Edi Rama në lidhje me votuesin e parë nga diaspora. Me anë të një deklarate për mediat, Celibashi theksoi se aty nuk ka shkelje, pasi fotoja nuk është bërë nga vetë Rama, por nga emigrantët.

Ndërkohë që shtoi se aty nuk dukej vota, por vetëm zarfi që kanë marrë për të votuar. Sipas Celibashit, ky është një zhvillim pozitiv dhe inkurajues për qytetarët e tjerë që janë në pritje të fletëve të votimit.

“Jam i sigurt që s’e ka bërë Kryeministri. E kanë bërë vetë ata votuesit. E kanë postuar vetë ata. Kjo në fakt është pozitive sepse është inkurajuese për votuesit që presin. Ka pasur skepticizëm. Ajo nuk është vota, por evidentimi i faktit që ka mbërritur fleta. E ka publikuar familjari aty sepse nuk besoj se ka shkuar vetë Kryeministri i ka bërë foto asaj familjes. Kryeministri e ka përdorur, është punë e tij, e ka konsideruar se ka benefit për të nga pikëpamja elektorale, a e ka konsideruar që ky proces u realizua,” tha Celibashi. 

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll