Politike

Celibashi paralajmëron votuesit: Nëse duan të shesin ose të tregojnë votën të llogarisin pasojat penale

Me anë të një deklarate për mediat, Celibashi theksoi se nëse votuesit duan që ta shesin votën ose ta tregojnë, kjo është çështje që dënohet penalisht.

16 Prill 2025, 11:05 Nga I.A
Celibashi paralajmëron votuesit: Nëse duan të shesin ose
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se KQZ garanton 100% ruajtjen e fshehtësisë për fletat e votimit. Me anë të një deklarate për mediat, Celibashi theksoi se nëse votuesit duan që ta shesin votën ose ta tregojnë, kjo është çështje që dënohet penalisht. Sipas tij, një fenomen i tillë shoqërohet me sanksione penale të rënda dhe deri në 5 vite burg. 

“Në momentin që fleta është në sistemin e DHL dhe KQZ, garantoj 100% ruajtjen e fshehtësisë, kjo garantohet plotësisht nga ne. Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burgim,” tha Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll