Aktualitet

Pengmarrja në Kamëz, ka të plagosur, njolla gjaku, 3 vetë u përfshinë në sherr

17 Janar 2020, 13:19 Nga DOSJA
Pengmarrja në Kamëz, ka të plagosur, njolla gjaku, 3 vetë u

TIRANE- Dosja.al zbulon detaje të reja nga pengmarrja që ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku është marrë peng një person. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në vendin ku ndodhi konflikti që më pas ka sjellë pengmarrjen, ka njolla gjaku.

Dyshohet paraprakisht se pjesë e sherrit kanë qenë 3 vetë, ende të paidentifikuar, që janë rrahur në rrugën “London” në Kamëz.

Ata janë goditur me sende të forta, dhe paraprakisht burimet sqarojnë se policia dyshon se ka edhe të plagosur. Ndërkohë që dëshmitarët përjashtojnë mundësinë që pengu dhe pengmarrësit të jenë banorë të zonës.

Ditën e sotme, është marrë peng ditën me diell një person në Kamëz. Mësohet se i rrëmbyeri është nxjerrë me zor nga mjeti i tij dhe është futur në një fuoristradë të bardhë. Dëshmitarët tregojnë se qyetari është marrë peng nga katër persona me maska, ndërsa Policia e qytetit nuk kishte ardhur në kohë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pengmarrje ne kamez pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 12:21

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga pengmarrja në Kamëz. Dëshitarët okularë të sherrit që degradoi në marrje peng kanë bërë me dije se ishin katër pers...