Politike

Dita e pazareve në Kuvend/ Dalin mesazhet mes Kurtit dhe deputetit Fikrim Damka: Zëvendësministër në Mbrojtje ose Shëndetësi

Në përgjigje, Damka shpreh se propozimi nuk është pranuar dhe se negociatat nuk po japin rezultat.

15 Prill 2025, 12:26 Nga I.A
Dita e pazareve në Kuvend/ Dalin mesazhet mes Kurtit dhe deputetit Fikrim
Fikrim Damka dhe Kurti

KOSOVË- Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kamerat kanë kapur një bisedë të shkruar nga deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ku zbulohet një mesazh për ndarjen e posteve me kryeministrin Albin Kurti. Në mesazhin e shkruar nga Damka, përmendet propozimi i Kurtit që Emilja Rexhepi të emërohet nënkryetare e Kuvendit, ndërsa një përfaqësues tjetër të marrë një post zëvendësministror.

Fidani le ta propozojë zv.ministrin në Ministri të Mbrojtjes ose Shëndetësisë. Nënkryetare me marrë Emilija”, thuhet në mesazhin që i referohet një marrëveshjeje të propozuar nga Kurti.

Në përgjigje, Damka shpreh se propozimi nuk është pranuar dhe se negociatat nuk po japin rezultat.

Jo kryeministër nuk e pranon, nuk po bi…”, shkruan Damka në mesazh gjatë seancës.

Dita e pazareve në Kuvend/ Dalin mesazhet mes Kurtit dhe deputetit Fikrim

fikrim damka albin kurti

Sondazh

Poll