Politike

“Po shtrohen rrugë elektorale në Moravë," Bozdo: Shkelje e rëndë! Do të depozitoj në SPAK një padi penale, të nisë hetimet

Sipas tij në këmbim të shtrimit të rrugës qytetarëve u kërkohet vota për ish-kryebashkiakun Ervin Demo, që tashmë kandidon për deputet. 

14 Prill 2025, 16:11 Nga N.F
“Po shtrohen rrugë elektorale në Moravë," Bozdo:
Bozdo

BERAT- Bashkitë në vend kanë vijuar prej ditësh aksionin e shtrimit të rrugëve që nga çelja e fushatës elektorale. Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Eno Bozdo ka denoncuar rastet e shtrimit të rrugës me asfalt elektoral. Sipas tij në këmbim të shtrimit të rrugës qytetarëve u kërkohet vota për ish-kryebashkiakun Ervin Demo, që tashmë kandidon për deputet. 

Këto punime janë duke u kryer në fshatin Moravë të Beratit, në zonën e quajtur lagja e “Hatillarëve”. Siç shihen nga pamjet, makina të rënda po hedhin asfalt në rrugët e kësaj zone. Bozdo kërkoi nga SPAK të nis hetimet për këtë skandal elektoral.

"Sot do të depozitojnë një padi penale në SPAK dhe shpresojmë të ketë një ndërhyrje që kjo praktikë e shtrimit të rrugëve elektorale me para të taksapaguesve shqipatë të marrë fund. Përgjegjësit të dalin përballë ligjit," tha Bozdo.

asflat elektoral berat eno bozdo

Sondazh

Poll