Politike

"Statuset e Veliajt u shkruan nga kryeministri!" Berisha: Rama ishte redaktori, e pa që po fitonte terren

Gjithashtu për këto statuse Berisha tha se Rama është për t’u ndëshkuar.

14 Prill 2025, 13:54 Nga M.B
"Statuset e Veliajt u shkruan nga kryeministri!" Berisha: Rama ishte
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sërish rastin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt. Berisha tha se statuset e tij në rrjetet sociale u shkruan nga kryeministri Edi Rama. Ai thekson se Rama ishte redaktori, pasi e pa që po fitonte terren. Gjithashtu për këto statuse Berisha tha se Rama është për t’u ndëshkuar.

“Unë do të luftoj edhe për ata që janë në burg. Ata janë rreth 5 mijë por janë 1/3 e tyre pa asnjë akuzë. Pse kanë kryer krime nuk hesht unë për të drejtat e tyre sepse ndryshe të drejtat bëhen përshesh marrin fund. Çfarë kam thënë unë për Veliajn, askush nuk ka thënë por të drejtat duhet t'i respektojmë. Rama është për t’u ndëshkuar për statuset që ka bërë sepse e pa që po fitonte terren dhe… kështu tha nuk kam shkruar kurrë statuse. Redaktori ishte Rama”, tha Berisha.

pd

Sondazh

Poll