Politike

"Fushata e Ramës paraqiti mashtrimin e radhës!" Berisha: Ceremoni qesharako-parodike

Berisha tha në një konferencë për shtyp se ajo që u pa ishte një ceremoni qesharako-parodike.

14 Prill 2025, 13:29 Nga M.B
"Fushata e Ramës paraqiti mashtrimin e radhës!" Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sërish sot hapjen e fushatës elektorale të socialistëve. Berisha tha në një konferencë për shtyp se ajo që u pa ishte një ceremoni qesharako-parodike. Ai shtoi se fushata e Ramës paraqiti mashtrimin e radhës, atë të pasaportës europiane.

"Një kontrast i papërshkueshëm. Një kontrast i tillë Tirana nuk e ka njohur as në vitin 92. Midis hapjes së PD-së dhe asaj ceremonie qesharake parodike, në sheshin Skënderbeu të Edi Ramës. Mitingu që ai organizoi gjysmë mortor për Erion Veliaj në sheshin e kryeqytetit kishte të paktën 30% më shumë pjesëmarrës se fushata që paraqiti një mashtrim të radhës pasaportën europiane ku janë stamposur portrete e Beqjes, Ballës, Lubi Ballukut, Çyrbjes, Lefter Kokës, Erion Veliaj. Kurrë ndonjë herë nuk ka ndodhur një dallim si nata me ditën", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll