Politike

"Breshia ishte shumëfishi krahasuar me Milanon e mbushur me patronazhistë"/ Berisha: Kjo ishte finalja e fushatës së tyre, unë me njerëz, ai me klikime të blera

Lideri i opozitës gjithashtu tha se takimi në Milano i Ramës, ishte finalja e fushatës së tyre. 

14 Prill 2025, 13:43 Nga DOSJA
"Breshia ishte shumëfishi krahasuar me Milanon e mbushur me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp, e konsideroi takimin në Breshia me diasporën shqiptare atje, si nata me ditën në krahasim me takimin e patronazhistëve të Edi Ramës në Milano. Lideri i opozitës gjithashtu tha se takimi në Milano i Ramës, ishte finalja e fushatës së tyre. 

"Dje paradite të gjithë titujt e portaleve të qeverisë dhe medieve hapeshin: sot ndeshja e madhe Berisha-Rama në Itali. Ndeshja u zhvillua. U zhdukën të gjithë titujt se kapitulloi. Se Breshia ishte shumëfishi, ishte krejtësisht një gjë tjetër, krahasuar me Milanon e mbushur me patronazhistë. Vetëm në Kavaja u numëruan 50 patronazhistë që kishin shkuar atje. Dhe meqë nuk mund të krahasoheshin më të pakrahasueshmet. Dhe ngushëllimi i fundit të tij, Ymeri, shkroi se Rama fitoi betejën me klikime, duke blerë klikime, duke blerë likes.

Kjo ishte finalja e fushatës së tyre. Unë me njerëz, ai me likes. Unë me qytetarë shqiptarë, ai me blerje like-sash për t’i dhënë zemër. Këto ishin ato që unë desha të shtroj se ky është një fillim i mbarë. Ne do bëjmë gjithçka që ky program të bëhet pjesë e mendimit të qytetarëve, e debatit, duket i garantuar se në mënyrë absolute, pikë për pikë, do zbatohet. Sot unë mbeta shumë i inkurajuar nga diskutimi i sotëm me personat me aftësi ndryshe. I numëruan një nga një të gjitha privacionet që u kanë krijuar. E vërteta, shumicën i kishin pasur. Por unë nuk u mora me ato që kanë pasur, por u mora me ato që nuk kanë sot dhe i garantova që në mënyrë absolute do i kenë që të gjitha dhe në një nivel krejt të ri," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll