Politike

Strategji zbutja e toneve ndaj drejtësisë? Berisha: LaCivita, kundërshtar i palëkundur i politizimit të këtyre institucioneve

Ai u përgjigj se strategu i fushatës së Trump është kundërshtari më i palëkundur i politizimit të këtyre institucioneve.

14 Prill 2025, 13:37 Nga M.B
Strategji zbutja e toneve ndaj drejtësisë? Berisha: LaCivita,
Chris LaCivita dhe Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet sot gjatë një konference për shtyp, lidhur me zbutjen e toneve në raport me institucionet e drejtësisë. Konkretisht Berisha u pyet nëse kjo është një këshillë e dhënë nga këshilltari i fushatës Chris Lacivita. Ai u përgjigj se strategu i fushatës së Trump është kundërshtari më i palëkundur i politizimit të këtyre institucioneve.

“LaCivita është një kundërshtar i vendosur dhe i palëkundur i politizimit të drejtësisë. E ka të qartë se nëse ka 2 vende në botë ku drejtësia u politizua janë SHBA dhe Shqipëria”, tha Berisha.

chris lacivita

Sondazh

Poll