Aktualitet

Dumani: Kemi arrestuar punonjës të Policisë për lidhje me krimin e organizuar

Gjatë raportimit për punën e SPAK gjatë vitit 2024, Dumani ka theksuar se punonjësit e policisë nën hetim ose arrestim, janë kryesisht për lidhje me krimin e organizuar.

14 Prill 2025, 12:39 Nga I.A
Dumani: Kemi arrestuar punonjës të Policisë për lidhje me
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se gjatë vitit 2024, janë arrestuar disa punonjës policie nga ana e SPAK. Gjatë raportimit për punën e SPAK gjatë vitit 2024, Dumani ka theksuar se punonjësit e policisë nën hetim ose arrestim, janë kryesisht për lidhje me krimin e organizuar. Po ashtu këtu ka përmendur dhe funksionare nën arrest apo hetim, siç janë prokurororë apo gjyqtarë.  

"Nga hetimet rezulton se në 2024 kemi pasur procedime ku janë hetuar apo arrestuar punonjës të policisë së shtetit kryesisht për lidhje me krimin e organizuar, funksionarë të mesëm e të lartë, siç ka pasur raste për prokurorë e gjyqtarë. Patjetër që ky fakt, që janë proceduar punonjës të policisë, nuk bën pis të gjithë Policinë e Shtetit që ka djem e vajza të mirë profesionalisht me integritet që përpiqen të kryejnë detyrat me përgjegjshmëri," tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll