Aktualitet

Dumani: S'ka denoncime nga Tatimet dhe Doganat, besoj që niveli i korrupsionit nuk është 0!

Kreu i SPAK tha se beson se niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana dhe theksuar se qëllimi i pasqyrimeve të shifrave të raportit të Prokurorisë së Posaçme nuk është kritika, por nxitja për bashkëpunim.

14 Prill 2025, 12:41 Nga M.B
Dumani: S'ka denoncime nga Tatimet dhe Doganat, besoj që niveli i
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij institucioni gjatë vitit 2024. Dumani tha se mungojnë denoncimet nga institucione si Tatimet apo Doganat. Kreu i SPAK tha se beson se niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana dhe theksuar se qëllimi i pasqyrimeve të shifrave të raportit të Prokurorisë së Posaçme nuk është kritika, por nxitja për bashkëpunim.

“Duke marrë në konsideratë kallëzimet e qytetarëve, rritjen e numrit të kallëzimeve të tyre, rritjen e numrit të procedimeve penale të regjistruara kryesisht nga SPAK, vlerësoj se nuk mund të bëjmë një lexim të tillë që ka rënë kriminaliteti e korrupsioni. Po marr institucione të rëndësishme, Doganat apo tatimet që të mos kenë 1 rast, 5 raste, 10 raste për të mos referuar në SPAK.

Besoj që niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana, dhe kjo është ajo që prezantojmë në raport, pasqyrojmë realitetin. Qëllimi nuk është për të kritikuar, por për t’i nxitur institucionet që ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe mirëpresim referimet e tyre”, tha Dumani

spak

Sondazh

Poll