Aktualitet

Dumani kritika Policisë së Shtetit: Ka rënë numri i kallëzimeve dhe denoncimeve

Dumani ka theksuar se numri i kallëzimeve dhe denoncimeve nga Policia e Shtetit ka rënë më shumë se 50%. 

14 Prill 2025, 11:36 Nga I.A
Dumani kritika Policisë së Shtetit: Ka rënë numri i
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani i ka bërë kritika Policisë së Shtetit ditën e sotme. Gjatë raportimit për punën e SPAK gjatë vitit 2024, Dumani ka theksuar se numri i kallëzimeve dhe denoncimeve nga Policia e Shtetit ka rënë më shumë se 50%. 

“Ka rënie të numrin të kallëzimeve nga ana e Policisë së Shtetit, që janë referuar në SPAK. Nga 65 në 30 çështje, e krahasuar nga 2023 në 2024, kanë rënë denoncimet e policisë së shtetit. Në 2024 janë regjistruar 327procedime të reja. 2018 çështje të përfunduara me 18% rritje në krahasim me 2023. Ulje e nisjes së hetimeve për kallëzimet e nisjes së hetimeve nga Policia," tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll