Bota

FOTO/ Shpërthim gazi në një banesë në Britaninë e Madhe, një 50-vjeçar gjendet i pajetë në rrënoja, evakuohen personat në shtëpitë ngjitur

Një pjesë e banesës u shkatërrua dhe shtëpitë fqinje pësuan dëmtime të konsiderueshme, tha policia, ku njoftoi gjithashtu se janë evakuuar disa persona. 

13 Prill 2025, 14:06 Nga r.ll

FOTO/ Shpërthim gazi në një banesë në Britaninë e

BRITANI- Një burrë është gjetur i pajetë mes rrënojave pas një shpërthimi gazi në një shtëpi në Nottinghamshire. Shërbimet e urgjencës mbërritën në vengjarje të shtunën në mbrëmje pas raportimeve se një shtëpi ishte shembur nga një shpërthim dhe u deklarua një incident i madh.

Policia e Nottinghamshire tha të dielën pasdite se trupi i një burri rreth të 50-ave u gjet më vonë në rrënojat dhe pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, ai kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Një pjesë e banesës u shkatërrua dhe shtëpitë fqinje pësuan dëmtime të konsiderueshme, tha policia, ku njoftoi gjithashtu se janë evakuuar disa persona. 

Fotot e postuara në mediat e huaja treguan se pjesa e përparme e një shtëpie me tarraca ishte hedhur në erë dhe çatia u shemb, ndërsa në shtëpitë fqinje shihen dëmtime në dritare. Kordoni policor dhe mbylljet e rrugëve ndoshta do të qëndrojnë në vend për disa kohë ndërsa hetimet vazhdojnë.

shpethim ne britani

Sondazh

Poll