Sport

Në Turqi nuk kanë dyshime: "Alvaro dhe gruaja janë të lumtur në Stamboll"...

Informacionet e raportuara nga Turqia flasin për një çift të kënaqur me zgjedhjen e tyre dhe për këtë arsye nuk merren parasysh destinacionet e tjera.

13 Prill 2025, 08:30 Nga DOSJA

Në Turqi nuk kanë dyshime: "Alvaro dhe gruaja janë të

TURQI - Sipas shtypit turk, e ardhmja e Alvaro Moratas do të jetë te Galatasaray. Takvim raporton se sulmuesi spanjol po shijon përvojën e tij në Stamboll dhe më gjerë.

Sepse gruaja e tij, Alice Campello, po luan gjithashtu një rol në të ardhmen e tij në Turqi. Informacionet e raportuara nga Turqia flasin për një çift të kënaqur me zgjedhjen e tyre dhe për këtë arsye nuk merren parasysh destinacionet e tjera.

Vetëm një muaj më parë, lojtari tha: "Unë do të doja të qëndroja në Galatasaray për një kohë të gjatë, por ata gjithashtu duhet të duan që unë të qëndroj. Jam shumë i lumtur këtu, ata më trajtojnë shumë mirë dhe me dashuri. Për momentin kam një kontratë deri në janarin e ardhshëm. Jam përshtatur mirë, por kam një kontratë edhe me Milanin”.

Sulmuesi i lindur në vitin 1992 u transferua nga Milani me një huazim të paguar me opsion blerjeje, i vendosur në 8 milionë deri në janar 2026. Në rast të një zgjatjeje të huazimit, opsioni për të blerë është vendosur në 9 milionë euro deri në qershor 2026. Që nga ardhja e tij te Galatasaray, Morata ka bërë 9 mdeshje, duke shënuar 3 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll