Sport

VIDEO/ Ernest Muçi i pafat, dëmtohet ndaj Basaksehirit. Shqetësim për Kombëtaren…

Dëmtimi i fantazistit kuqezi, një lajm i keq për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Sylvinho.

12 Prill 2025, 23:12 Nga DOSJA

VIDEO/ Ernest Muçi i pafat, dëmtohet ndaj Basaksehirit.

TURQI - Ernest Muçi e nisi ndeshjen Besiktas-Basaksehir (0-2), e vlefshme për javën e 31-të të Superligës Turke, si titullar. Por fantazisti i Kombëtares shqiptare ishte i pafat, pasi në një aksion sulmues, ai ka pësuar një dëmtim dhe është larguar nga fusha e lojës në minutën e 27-të.

Nga sa u pa në video, me gjasa bëhet fjalë për një tërheqje muskulare që Ernes Muçi ka pësuar dhe u zëvendësua nga Joao Mario. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të 24-vjeçarit kuqezi, por do të mësohet pas testeve mjekësore.

Gjithsesi, dëmtimi i fantazistit kuqezi përbën një shqetësim për trajnerin Sylvinho, kur dihet që Kombëtarja shqiptare në fillim të qershorit do të përballet me Serbinë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll