Sport

VIDEO/ Interi paralajmëron epërsi të re ndaj Napolit… Cagliari i lehtë për të

Në San Siro, golat e Arnautovic, Lautaro dhe Bisseck vendosin fatet e ndeshjes

12 Prill 2025, 20:23 Nga DOSJA

VIDEO/ Interi paralajmëron epërsi të re ndaj Napolit…

ITALI - Interi mundi 3-1 Cagliarin në ndeshjen e 32-të të Serisë A dhe rrit përkohësisht epërsinë ndaj Napolit në krye të tabelës në +6.

Zikaltrit, të cilët kishin qenë në fushë me disa rotacione në funksion të ndeshjes së kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, e thyen ngërçin pas vetëm 13 minutash me një raketë me këmbën e majtë nga Arnautovic, i cili më pas i shërbeu Lautaros me asistimin e shkëlqyer për 2-0.

Në nisje të pjesës së dytë Cagliari ngushton diferencën: pas krosimit të Augello, Piccoli është plotësisht i vetëm në zemër të zones dhe goditja e tij me kokë shkon në këndin e sipërm dhe bën rezultatin 2-1. Por vetëm kaq, pas pak minutash djemtë e Inzaghit vulosën rezultatin 3-1 falë Bisseck, pas një goditje nga këndi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll