Sport

Cristiano Ronaldo shënon dy herë, Pioli qesh. Al Nassr fiton me përmbysje...

Kujtojmë se tre skuadrat më të mira të Ligës Saudite Pro kualifikohen në Ligën e Kampionëve të Azisë.

13 Prill 2025, 08:00 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo shënon dy herë, Pioli qesh. Al Nassr fiton me

ARABIA SAUDITE - Pikërisht me një dopiedë të Cristiano Ronaldos, Al Nassr priti dhe mundi Al Riyadhin këtë të shtunë, me një rikthim dhe iu afrua vendit të dytë në Ligën Saudite, i zënë nga Al Hilal i Jorge Jesus (58 pikë/57).

Mysafirët e nisën më mire ndeshjen dhe e hapën rezultatin në fund të pjesës së parë, me golin e Selemanit (45'+2), por festimet ishin të shkurtra.

Ronaldo barazoi në minutën e 56-të dhe nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 64-të kaloi në avantazh Al Nassr me një gol të mrekullueshëm, për herë të parë, jashtë zonës së rreptësisë.

Me këtë rezultat, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli nuk dorëzohet në luftën për titull, pavarësisht se tashmë është 8 pikë prapa liderit Al Ittihad, i cili mundi Al Orobah këtë ditë.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll