Politike

"Me politikën tonë kemi realizuar të pamundurën!" Berisha prezanton programin: Këtë projekt e nisëm me një ëndërr e cila quhet Shqipëria Madhështore

Berisha shtoi se për 29 ditë ky projekt do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.

12 Prill 2025, 19:09 Nga M.B
"Me politikën tonë kemi realizuar të pamundurën!"
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa nisi prezantimin e programit se me politikën e tyre kanë realizuar të pamundurën. Ai tha se këtë projekt e nisën me një ëndërr e cila quhet Shqipëria Madhështore. Berisha shtoi se për 29 ditë ky projekt do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne me politikën tone kemi realizuar të pamundurën. Ndaj edhe ne këtë projekt e nisëm me të njëjtën formulë, me një ëndërr e cila quhet Shqipëria Madhështore. Prandaj pyetëm veten si do ta bëjmë realitet? Duke nxjerrë programin e realizimit patëm një staf dhe fondacionet konservatore dhanë kontributin dhe ekspertizën e tyre për këtë program.Me ndihëm e tyre ne kthyem projektin plotësisht të realizueshëm në 4 vite. Për 29 ditë ky projekt do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.

Kam një thirrje për Edi Ramën, Edi Rama mos përdor emrin e zotit. Mos përdor emrin e Skënderbeut, Ismail Qemalit, flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet e shpifura të Belinda Balluku, Edi Ramës, Erion Veliajt, Gjinkurit, Kokës, të hajnave. Me asgjë nuk i mbulon dot vjedhjet e tyre. Populli të ka braktisur.  Shqipëria e pa sheshin bosh, i pa ministret e tua me lukse e super luks, me aksesore dhjetëra mijëra euro, teksa po gëzonin luksin e tyre dhe ti nuk the një fjalë të vetme për qytetarët.

pd

Sondazh

Poll