Bota

Përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran/ Dy delegacionet bien dakord të takohen sërish javën e ardhshme

Gjithashtu bisedimet e sotme me rëndësi të lartë kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje të re të mundshme bërthamore midis dy vendeve dhe uljen e tensioneve në rajon.

12 Prill 2025, 17:41 Nga E. D
Përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran/ Dy delegacionet bien
foto iluistruese

SHBA- Raundi i parë i bisedimeve midis Iranit dhe SHBA-së në Oman ka përfunduar dhe të dy delegacionet janë dakorduar të takohen sërish javën e ardhshme. Siç raportohet të dy palët kanë shkëmbyer qëndrimet e tyre mbi programin bërthamor të Iranit dhe mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj Republikës Islamike përmes ministrit të Jashtëm të Omanit. 

“Pas më shumë se dy orë e gjysmë negociatash indirekte, krerët e delegacioneve iraniane dhe amerikane folën për disa minuta në praninë e ministrit të Jashtëm të Omanit gjatë largimit nga bisedimet”, thuhet në një deklaratë. 

Gjithashtu bisedimet e sotme me rëndësi të lartë kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje të re të mundshme bërthamore midis dy vendeve dhe uljen e tensioneve në rajon.

Bisedimet u zhvilluan pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump për sulme ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje dhe paralajmërimit të Teheranit se çdo sulm do ta fuste SHBA-në në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trump i ka dhënë Teheranit një afat prej dy muajsh për të pranuar një marrëveshje që do ta çonte Iranin drejt reduktimit të kapaciteteve bërthamore ose eliminimit të plotë të programit të tij.

shba iran

Sondazh

Poll