Bota

VIDEO/ Shpërthimi i bombës në Athinë, pamjet çfarë mbetën pas nga rrënonjat

Raportohet se forca e shpërthimit ka qenë aq e madhe, sa është dëgjuar deri në sheshin Sintagma, ku po zhvillohej një tubim proteste pensionistësh

12 Prill 2025, 09:08 Nga I.A
VIDEO/ Shpërthimi i bombës në Athinë, pamjet
Pamjet

ATHINË- Një bombë ka shpërthyer pak pas orës 21:30 mbrëmjen e kaluar, jashtë ndërtesës së zyrave të Hellenic Train në bulevardin Syggrou të Athinës. Sipas mediave greke, shpërthimit i ka paraprirë një telefonatë paralajmërimi, në orën 20:53, nga një person i panjohur tek portali Zougla dhe Gazeta e Redaktorëve, i cili ka dhënë një afat kohor prej 35-40 minutash. Ai vetë ka paralajmëruar se nuk bëhej fjalë për farsë.

Raportohet se forca e shpërthimit ka qenë aq e madhe, sa është dëgjuar deri në sheshin Sintagma, ku po zhvillohej një tubim proteste pensionistësh. Informacionet paraprake bëjnë me dije se në një motoçikletë pa targa është gjetur një çantë shpine e dyshimtë e mbyllur me dryn, brenda së cilës ishte vendosur bomba, që ka shpërthyer pikërisht në momentin që ka paralajmëruar i panjohuri.

shperthim ne athine

Sondazh

Poll