12 Prill 2025, 16:19
Nga E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha të shtunën se e ka kompletuar rrethimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, në përpjekje për të marrë nën kontroll sa më shumë pjesë të enklavës palestineze. Izraeli i ka urdhëruar vazhdimisht qindra mijëra palestinezë në Rafah që të largohen, prej se i rifilloi operacionet në Gazë më 18 mars, duke i detyruar ata të shpërngulen në një zonë gjithnjë e më të ngushtë, të kufizuar nga deti.
Më 2 prill, Izraeli njoftoi se ushtria e tij kishte filluar ta merrte nën kontroll një zonë që e quajti Aksi i Moragut, duke iu referuar një vendbanimi të dikurshëm izraelit, që ndodhej mes qyteteve Rafah dhe Han Junis, në jug të Gazës. Prej atëherë, qindra mijëra palestinezë janë detyruar të ikin nga Rafahu, një zonë prej 60 kilometrash katrorë që kufizohet me Egjiptin në jug.
"Gjatë 24 orëve të fundit, trupat e Divizionit të 36-të përfunduan krijimin e rrugës së Moragut, duke ndarë Rafahun dhe Han Junisin", tha ushtria të shtunën.
Izraeli e nisi luftën në Gazë pas sulmit të grupit militant palestinez Hamas në jug të Izraeli më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 251 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Prej atëherë, më shumë se 50.000 palestinezë janë vrarë nga lufta izraelite, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavën e kontrolluar nga Hamasi. Shumica e popullsisë është zhvendosur dhe pjesa më e madhe e Gazës është rrënuar. Izraeli e rifilloi ofensivën Gazë në mars, pasi e braktisi armëpushimin që ishte në fuqi që nga janari.
Sipas Izraelit, fushata do të vazhdojë derisa të lirohen 59 pengjet e mbetura dhe Hamasi të zhduket nga Gaza. Hamasi ka thënë se do t’i lirojë pengjet vetëm në përputhje me një marrëveshje që do t’i japë fund luftës dhe nuk i ka pranuar kërkesat për t’i dorëzuar armët.
lufta ne lindjen e mesme
Bota
12 Prill 2025, 12:04
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër Rusinë në postimin e tij në platformën Truth Social. Tru...
Bota
12 Prill 2025, 11:43
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff u takua për herë të tretë kët&...
Bota
12 Prill 2025, 11:06
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet në formë shumë të mirë, pasi iu nënsh...
Bota
12 Prill 2025, 10:27
I.A
Foto Ilustruese
OMAN- Irani nuk ka qenë kurrë më afër zhvillimit të një arme bërthamore. Ndërsa, trysnia e Shtetev...
Bota
12 Prill 2025, 09:56
I.A
Friedrich Merz
GJERMANI- Kryetari i CDU-së Friedrich Merz duhet të zgjidhet më 6 maj si kancelari i ri. Këtë e njoftojn&...
Bota
12 Prill 2025, 09:08
I.A
Pamjet
ATHINË- Një bombë ka shpërthyer pak pas orës 21:30 mbrëmjen e kaluar, jashtë ndërtesës së zyr...
Bota
12 Prill 2025, 08:59
I.A
GJERMANI- Ministri në detyrë i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) njoftoi një tjetër paketë furnizimesh me armë për ...
Bota
11 Prill 2025, 22:41
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ATHINA- Video e mëposhtme tregon momentin e shpërthimit jashtë zyrave të kompanisë Hellenic Train n...
Bota
11 Prill 2025, 22:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ATHINA- Një bombë ka shpërthyer pak pas orës 21:30 ora lokale, jashtë ndërtesës së z...
Bota
11 Prill 2025, 22:28
M.B
Foto ilustruese
SHBA- A do të nxisin tarifat e Trump investimet e huaja në Amerikë? Kompani të ndryshme si Asahi dhe TSMC po zgjerojn&e...