Lidhet me aksidentin e trenave? Shpërthim i fuqishëm në Athinë, bomba u paralajmërua nga telefonata misterioze: Nuk është farsë!
Foto nga vendi i ngjarjes ATHINA- Një bombë ka shpërthyer pak pas orës 21:30 ora lokale, jashtë ndërtesës së z...
Materiali vizual ka regjistruar ndriçimin në momentin e aktivizimit të mjetit shpërthyes, i cili la pas dëme të vogla materiale.
ATHINA- Video e mëposhtme tregon momentin e shpërthimit jashtë zyrave të kompanisë Hellenic Train në Avenue Syggrou të Athinës mbrëmjen e sotme. Materiali vizual ka regjistruar ndriçimin në momentin e aktivizimit të mjetit shpërthyes, i cili la pas dëme të vogla materiale.
Autoritet në vendngjarjes kanë grumbulluar mbetjet nga shpërthimi në mënyrë që të mund të ekzaminohen në laboratorët e mjekësisë ligjore. Sipas policisë nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet se çfarë dëmesh ka shkaktuar shpërthimi pasi zona është bllokuar deri në përfundimin e hetimeve.
Hellenic Train është kompania e trenave në Greqi, e cila ndodhet në qëndër të hetimeve për aksidentin tragjik në Tempi para dy vitesh, ku humbën jetën 57 persona, shumica të rinj. Ngjarja ndodhet ende në qëndër të vëmendjes së opinionit publik të Greqisë, dhe gjithë partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë përsëri qeverinë e kryeministrit Mitsotakis për mbulimin e fajtorëve të aksidentit.
Shpërthimi vjen vetëm disa orë pas një konference për mediat nga komisioni i prindërve të viktimave të kësaj ngjarjeje, në të cilën specialistë nga fusha të ndryshme që punojnë vullnetarisht për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, kanë sjellë argumenta me të cilat kundërshtojnë një raport të një komisioni të ngritur nga qeveria për shkaqet e shpërthimit pas përplasjes së dy trenave.
Foto nga vendi i ngjarjes ATHINA- Një bombë ka shpërthyer pak pas orës 21:30 ora lokale, jashtë ndërtesës së z...
Foto ilustruese SHBA- A do të nxisin tarifat e Trump investimet e huaja në Amerikë? Kompani të ndryshme si Asahi dhe TSMC po zgjerojn&e...
foto ilustruese AFGANISTAN- Talibanët kanë kryer ekzekutime publike të katër personave më 11 prill, numri më i lartë i e...
Vladimir Putin dhe Steve Witkoff SHËN PETERSBURG - Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të presidentit amerikan D...
Presidenti amerikan, Donald Trump SHBA - Presidenti amerikan, Donald Trump, po i nënshtrohet kontrollit të tij vjetor mjekësor, megjithat&eu...
Donald Trump SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur optimizëm për mundësinë e arritjes së nj&eu...
Ekrem Imamoglu para gjykates STAMBOLL - Ekrem Imamoglu, kryetari i Stambollit dhe një nga politikanët më të njohur të opozitë...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Irani kërkon që të arrihet një marrëveshje “e vërtet dhe fer” me Uashingtonin p&e...
Pamje nga rrezimi i avionit ne Florida FLORIDA - Një aksident ajror tragjik ka ndodhur në mëngjesin e së premtes në shtetin e Flor...
altman, musk SHBA- OpenAI, kompania që zhvillon modelin e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka ngritur një padi kundër milia...