Politike

Pas hapjes së fushatës elektorale, Aleanca ‘Shqipëria Madhështore’ prezanton sot programin elektoral

Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se i pranishëm në shpalosjen e programit për Shqipërinë Madhështore do të jetë edhe kryedemokrati Sali Berisha.

12 Prill 2025, 13:38 Nga I.A

Pas hapjes së fushatës elektorale, Aleanca ‘Shqipëria

TIRANË- Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të shpalosin ditën e sotme programin elektoral 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar të PD-së, tek Pallati i Kongreseve në Tiranë, një ditë pas hapjes së fushatës. Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se i pranishëm në shpalosjen e programit për Shqipërinë Madhështore do të jetë edhe kryedemokrati Sali Berisha.

Njoftimi i PD-së:

Në ora 17:00, me prezencën e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha, Partia Demokratike dhe ASHM shpalosin programin për Shqipërinë Madhështore 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar tek Pallati i Kongreseve, Tiranë.

pd

Sondazh

Poll