Sport

Leo Messi pranë një rinovimi të kontratës me Inter Miami… "Pleshti" po mendohet

Sipas The Athletic, Lionel Messi është afër arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me Inter Miami, e cila skadon në dhjetor 2025. Ky skenar do t'i mundësonte sulmuesit argjentinas të luajë edhe në stadiumin e ri të klubit MLS, i cili pritet të hapet në vitin 2026.

12 Prill 2025, 11:30 Nga DOSJA

Leo Messi pranë një rinovimi të kontratës me Inter

SHBA - Lionel Messi së shpejti mund të zgjasë aventurën e tij amerikane me Inter Miami. Sipas The Athletic, sulmuesi argjentinas është afër arritjes së një marrëveshjeje për të zgjatur kontratën e tij me klubin nga Florida, me të cilin është i lidhur deri në dhjetor 2025. 

"Yjet po rreshtohen për një të ardhme të shkëlqyer, për klubin dhe për Lionel. Vendimi është tërësisht i tij,"- tha pronari dhe menaxheri i Inter Miami. "Shpresa ime është se çfarë po bëjmë gjithmonë në stadiumin tonë të ri - dhe po e bëjmë për Messin 2026”, shtoi ai.

Shtatorin e kaluar, Inter Miami njoftoi hapjen e stadiumit të tij të ri në Miami Freedom Park në vitin 2026. Messi së fundmi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të klubit në MLS, duke shënuar golin e tij të 42-të në 48 paraqitje. Tani pritet firma e re…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll