Sport

ZYRTARE/ Etrit Berisha rikthehet atje ku e nisi, firmos me Hacken në Suedi

Gardiani kuqezi ishte lojtar i lirë, pa ekip që nga vera e kaluar, pasi mbylli bashkëpunimin me Empolin.

12 Prill 2025, 10:30 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Etrit Berisha rikthehet atje ku e nisi, firmos me Hacken në Suedi

SUEDI - Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me skuadrën e Hacken. Gardiani kuqezi rikthehet në kampionatin suedez, aty ky nisi karrierën e tij si profesionist shumë vite më parë.

Etrit Berisha ka një CV të gjatë që përfshin 163 ndeshje të Serisë A, 90 ndeshje në Allsvenskan dhe 81 ndërkombëtarë të ekipit A për Shqipërinë. Tani ai është gati për BK Häcken me një kontratë që zgjat deri në fund të sezonit.

“Ndihem mirë që kthehem te Allsvenskan dhe te një klub si BK Häcken, që ka potencial të mirë dhe shumë lojtarë të mirë”, ka thënë Etrit Berisha.

36-vjeçari 194 centimetra i gjatë iu bashkua ekipit U-19 të Kalmar FF, si 18-vjeçar në janar 2008. Ai arriti në ekipin A dhe luajti 90 ndeshje në Allsvenskan. Gjatë kohës së tij në Småland, ai u dallua jo vetëm për pritjet e tij, por edhe si ekzekutues i penalltive, ku shënoi katër gola me penallti për Kalmar FF.

Në vitin 2013, ai nënshkroi për gjigantin italian Lazio. Ai do të qëndronte në Itali për një dekadë, duke luajtur edhe për Atalantën, SPAL-in, Torinon dhe Empolin në Serinë A. Ai bëri 163 paraqitje në Serinë A dhe ka bërë gjithashtu 81 ndeshje për Kombëtaren, të cilën e drejtoi në Euro 2016. Etrit Berisha ishte portier titullar i Shqipërisë në të tre ndeshjet e fazës së grupeve në Europianin e Francës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll