Sport

VIDEO/ Milani 'poker' golash ndaj Udineses, tri pikë për të kapur trenin për në Evropë...

Udinese-Milan 0-4: Vendosin golat nga Leao, Pavlovic, Theo dhe Reijnders

11 Prill 2025, 23:13 Nga DOSJA

VIDEO/ Milani 'poker' golash ndaj Udineses, tri pikë për

ITALI - Milani mundi 0-4 Udinesen në ndeshjen e parë të javës së 32-të të Serisë A, duke rifituar tre pikët pas dy ndeshjeve dhe duke u përpjekur të qëndrojë në trenin për në Evropë.

Kuqezinjtë, të rreshtuar nga Conceiçao me 3-4-3, e mbyllën ndeshjen në pjesën e parë me golat e Leao (42’) dhe Pavlovic (45’), përpara se ta mbyllnin në pjesën e dytë me golat e Theo Hernandez (74’) dhe Reijnders (81’).

Pjesa e dytë u hap me një frikë të madhe për Maignan (55’) pas përplasjes së dhunshme në ajër me Jimenez, e cila fatmirësisht zgjati vetëm disa minuta. Francezi, i goditur në kokë, zëvendësohet dhe niset drejt spitalit për të marrë një ndihmë më të specializuar. Pak më vonë largohet edhe Jimenez

Në pritje të ndeshjeve të fundjavës, ata tani janë një pikë prapa Fiorentinës në vendin e tetë. Për Friulianët, thelbësisht pa objektiva në këtë pjesë të fundit të sezonit, kjo ishte një humbje shumë e rëndë, e katërta radhazi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll