Sport

Paul Scholes analizon sjelljen e Amorimit: “Ai është zhgënjyer”…

Ish-mesfushori legjendar thotë se trajneri portugez i “Djajve të Kuq” është i zhgënjyer me skuadën e tij

11 Prill 2025, 19:00 Nga DOSJA

Paul Scholes analizon sjelljen e Amorimit: “Ai është

ANGLI - Paul Scholes dëgjoi Ruben Amorim të thoshte se Manchester United “luajti mirë” në ndeshjen kundër Lyonit (2-2) dhe se po përmirësohet ndeshje pas ndeshje, por ish-mesfushori i “Djajve të Kuq” nuk beson se trajneri portugez është i kënaqur me këtë skuadër.

"Unë nuk mendoj se atij i pëlqen skuadra e tij. Unë mendoj se ai e di se nuk ka një skuadër të madhe dhe ai dëshiron më shumë, ai ka nevojë për diçka më të mirë," shpjegoi Scholes, i cili fitoi 11 tituj ligë dhe dy Champions League me Manchester United.  

Ai vazhdoi: "Mund ta dalloni nga mënyra se si sillet në fushë, për mua ai gjithmonë duket i zhgënjyer. Mënyra se si ai flet tregon se është i zhgënjyer me atë që ka. Ai ka nevojë për më shumë për ta çuar Manchester Unitedin atje ku klubi meriton të jetë, të gjithë e dinë këtë. Mund ta shihni në të gjithë fushën."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll