Sport

Matic - Onana, beteja e ngacmimeve vazhdon edhe pas Lyon - Manchester United

Pas barazimit 2-2 të Oympique Lyonnais kundër ‘Djajve të Kuq’, Nemanja Matic postoi një foto të djalit të tij pranë një fanele që i përkiste Tom Heaton, zëvndësuesit të André Onanës në Manchester United, në një histori në Instagram.

11 Prill 2025, 16:30 Nga DOSJA

Matic - Onana, beteja e ngacmimeve vazhdon edhe pas Lyon - Manchester United

FRANCE - Lufta mes André Onanës dhe Nemanja Matic duket se nuk ka përfunduar.

Pas barazimit mes Olympique Lyonnais dhe Manchester United (2-2) këtë të enjte, mesfushori serb ka postuar një histori në Instagram, në të cilën mund të shohim djalin e tij duke pozuar pranë disa fanelave, përfshirë atë të portierit zëvendësues të ‘Djajve të Kuq’, Tom Heaton.

Gjithçka filloi kur André Onana tha se Mancunians ishin “shumë më mirë" se Lyon, përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Europa League këtë të enjte (2-2). 

Matiç i është kundërpërgjigjur duke thënë se kamerunasi ishte “një nga portierët më të këqij në historinë e Manchester United ”, të cilin portieri nuk e vlerësoi shumë dhe i cili iu përgjigj edhe kundërshtarit të tij.

Matic - Onana, beteja e ngacmimeve vazhdon edhe pas Lyon - Manchester United

Pas paraqitjes së dobët të Onanës, i cili ishte fajtor për të dy golat e Lyonit dhe i veçuar nga shtypi anglez, Matiç nuk mungoi të vazhdonte presionin me këtë histori.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll