Politike

"Gabimi" i Ramës/ E quan LaCivita "bulldog" dhe më pas fshin statusin nga rrjetet sociale?

Rama deklaroi më herët se për PD-në LaCivita është strateg, ndërsa për të është një turist më shumë në Tiranë. 

11 Prill 2025, 22:43 Nga r.ll
"Gabimi" i Ramës/ E quan LaCivita "bulldog" dhe më
rama, lacivita

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur shpesh në deklaratat e tij në media apo në rrjetet e tij sociale mospëlqimin për drejtuesin e fushatës elektorale të PD-së, Chris LaCivita. 

Por së fundmi, Rama e ka çuar në një tjetër nivel këtë mospëlqim. Sipas Syri Tv, në një postim, që është fshirë brenda pak minutash, Rama e quan Chris LaCivita ‘bulldog’.

Foto: Postimi që Rama fshiu nga FB i tij

"Gabimi" i Ramës/ E quan LaCivita "bulldog" dhe më

Sot në një intervistë, kryeministri Edi Rama ka ironizuar ardhjen e strategut të Donald Trump, Chris LaCivita në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike. Rama u shpreh se për PD-në ai është strateg, ndërsa për të është një turist më shumë në Tiranë. 

LaCivita mbajti sot fjalimin në hapjen e fushatës së koalicioinit "PD-ASHM", ku tha se socialistët duan të burgosin liderët e opozitës, por do të dështojnë. Kjo sepse sipas tij, socialistët nuk mund të mbrojnë dështimet e tyre gjatë 12 viteve të fundit. LaCivita iu bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë Sali Berishën dhe t'i japin vendit shpresë dhe mundësi.

edi rama chris lacivita

Sondazh

Poll