Politike

"Edvin, vitet e mia janë të gjitha vite bio!" Berisha: S’jam rikthyer unë për pushtet as për luks

Berisha tha se vitet e tij janë bio ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama përsa i përket moshës, ngjan me gjyshin e Gramoz Ruçit.

11 Prill 2025, 20:55 Nga M.B
"Edvin, vitet e mia janë të gjitha vite bio!" Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë hapjes së fushatës elektorale se nuk është rikthyer as për pushtet dhe as për luks. Berisha tha se vitet e tij janë bio ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama përsa i përket moshës, ngjan me gjyshin e Gramoz Ruçit. Gjithashtu ai shtoi se demokratët duan të ndërtojnë Shqipërinë Madhështore, Shqipërinë më të bukur që shqiptarët kanë pasur në histori.

"Edi Rama me propagandën e tij përpiqet nga mëngjesi në darkë, i qan hallin kalorësit se i varen këmbët. Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio. Përsa i përket moshës, ngjan me gjyshin e Gramoz Ruçit. S’jam rikthyer unë në pushtet dhe kam lënë ato që ti nuk i shlyen dot. S’jam rikthyer unë për luks, jo dhe jo. Këtë projekt madhështor dua t’ua kushtoj shqiptarëve. Ne duam tani të ndërtojmë Shqipërinë Madhështore, Shqipërinë më të bukur që shqiptarët kanë pasur në histori", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll