Politike

Konferenca Shqipëri-BE më 14 prill, Rama: Negociatat më intensive në historinë e integrimit

Ai përmend rastin e Malit të Zi duke thënë se ky vend negocion që nga 2012, ndërsa ne, thotë Rama, që vjet dhe kalendari ynë është vetëm 3 vjet, sipas tij.

11 Prill 2025, 15:22 Nga M.B
Konferenca Shqipëri-BE më 14 prill, Rama: Negociatat më intensive
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me Konferencën Shqipëri-BE që do të mbahet më 14 prill. Rama shkruan se këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit. Ai përmend rastin e Malit të Zi duke thënë se ky vend negocion që nga 2012, ndërsa ne, thotë Rama, që vjet dhe kalendari ynë është vetëm 3 vjet, sipas tij.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!

Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen. Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa ne që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom
God blles Allbenia God blles Jurop

edi rama

Sondazh

Poll